VIDEO/ Goleadë në Gjirokastër, Kukësi siguron vendin e dytë, por Shkurtaj nuk e kap dot Nuabuezen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2020 | 19:38

VIDEO/ Goleadë në Gjirokastër, Kukësi siguron vendin e dytë, por Shkurtaj nuk e kap dot Nuabuezen

Kukësi bën spektakël në Gjirokastër, duke shënuar pesë gola në një ndeshje që ngjau si të ishte një miqësore. Verilindorët u munduan të luanin për Vasil Shkurtajn, por sulmuesi ishte i pafat, pasi shënoi vetëm dy gola, që në fakt nuk i mjaftuan për të kapur Kirian Nuabueze, që zyrtarisht është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit me 24 gola. 

bandicam 2020-07-29 17-46-12-694

Dopieta e Shkurtajt u shoqërua edhe me tri goditje të shtyllës nga sulmuesi gjatë 82 minutave që ishte në fushë. Në pjesën e parë realizoi një supergol Limaj, ndërsa dyfishoi shifrat Shkurtaj dhe skuadrat shkuan në pushim me shifrat 0-2 për Kukësin. Fillimi i pjesës së dytë ishte fantastik për Luftëtarin, që befasoi verilindorët me dy gola të shpejtë pas kundërsulmeve. Gresild Lika dhe Rimal Haxhiu u bënë protagonistë të golave.

Luftetari-kUKESI

Megjithatë, Kukësi reagoi shpejt dhe Shkurtaj rikthey avantazhin 2-3, ndërsa më pas ishte radha e Domit dhe Abazajt për të shënuar dhe vulosur fitoren e thellë 2-5. Kukësi siguron vendin e dytë këtë kampionat, ndërsa Luftëtari nga sezoni i ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë pas 4 kampionateve radhazi në elitë.

FT: LUFTËTARI – KUKËSI 2-5

GOLAT: Lika 47’, Haxhiu 50’ / Limaj 5’, Shkurtaj 28’, 59’, Domi 70’, Abazaj 78’

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi.

78’ GOOOOL KUKËSI 2-5/ Spektakël i Kukësit, në një aksion që niset nga Maliqi, e më pas topi shkon te Abazaj, që kalon këdo që i del përpara nga e djathta në të majtë, kombinon me Shkurtajn, teksa ky i fundit i shërben me thembër në zonë. Abazaj gjuan tokazi dhe shënon, 2-5.

75’ Abazaj kroson në zonë, aty ku Shkurtaj godet me një kthesë fantastike me të djathtën, por është shtylla që i mohon përsëri golin.

70’ GOOOOL KUKËSI 2-4/ Ethemi kombinon me Domin, që futet bukur në zonë dhye gjuan fort me të djathtën, duke mposhtur Bashën pherë të katërt, 2-4.

59’ GOOOOL KUKËSI 2-3/  Rroca niset bukur nga mesfusha dhe shërben te Shkurtaj, që lihet krejtësisht i lirë nga mbrojtësit Demo e Puci dhe i vetëm me Bashën nuk e ka të vështirë të shënojë, 2-3 për Kukësin.

56’ Rroca nxjerr të lirë Kotobellin në krahun e majtë, me mbrotjësin që avancon në zonë, godet fort, por Basha grushton.

53’ Alinani ndërhyn në mënyrë të parregullt në mesfushë ndaj Limajt. Ky i fundit rrëzohet, e më pas çohet dhe i kërkon llogari kundërshtarit. Lojtarët shtyhen njëri-tjetrin dhe nisin të përleshen. Arbitir Ziri ndalon lojën dhe u jep karton të kuq të dyve. Luftëtari dhe Kukësi mbeten me nga një lojtar më pak.

50’ GOOOOL LUFTËTARI 2-2/ Luftëtari befason Kukësin me një tjetër kundërsulm, teksa këtë herë është Elian Çelaj që shpërthen deri në afërsi të zonës, aty ku shërben te Haxhiu, që pasi driblon Lulajn, godet me të djathtën dhe mposht Avdylin, 2-2.

47’  GOOOOL LUFTËTARI 1-2 Kundërsulm fantastik i Luftëtarit me protagonist Alinanin në krahun e majtë, që kap në kundërkohë mbrojtjen e Kukësit dhe shërben në zonë te Gresil Lika, që i vetëm me Avdylin, kontrollon topin dhe godet tokazi duke e dërguar në rrjetë, 1-2.

45’ Rimal Haxhiu lirohet mirë në afërsi të zonës dhe tenton me të majtën, por nuk gjen kuadratin.

42’ Gresild Lika ekzekuton një goditje dënimi nga rreth 20 metra larg portës, topi kalon mbi traun e portës.

39’ Alinani lëviz mirë në afërsi të zonës së Kukësit dhe tenton me një gjuajtje tokazi me të majtën, por Avdyli pret në pozicion.

38’ Ethemi kthen një top në fundore që merr një trajektore të çuditshme, por Basha pret në dy kohë.

29′ GOOOOL KUKËSI 0-2/ Verilindorët e Orges Shehit realizojnë edhe golin e dytë me autor Vasil Shkurtaj, i cili pas asistit të Maliqit, nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. 

22′ Tjetër shtyllë për Kukësin, kësaj herë ishte Shkurtaj që me një gjuajtje të rrezikshme e dërgoi topin në shtyllën e majtë pingule.

5′ GOOOOL KUKËSI 0-1/ Vesel Limaj kalon në avantazh skuadrën verilindore me anë të një supergoli nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në trekëndës! 

3′ Kukësi godet shtyllën me Gavazajn. Pas asistit nga e majta, futbollisti godet në afërsi të pikës së penalltisë, topi devijohet nga portieri dhe përplaset në shtyllë.

1′ Ka startuar sfida!

SKEDA: 

LUFTËTARI: Basha, Ahmetaj (Tahiraga 82’), Demo, Puci, B.Malaj (Zeneli 63’), Qato (Brahilika 63’), E.Çelaj, Alinani, Lika (M.Malaj 85’), Haxhiu, Mehmetllari. (në dispozicion: Ymeraj, Stroka). Trajner: Neritan Novi

KUKËSI: Avdyli, Maliqi, Lulaj, Krasniqi (Hida 80’), Kotobelli, Limaj, Musolli (Domi 46’), Rroca (Mateli 79’), Gavazaj (Abazaj 63’), Ethemi, Shkurtaj (Çema 82’). (në dispozicion: Xhika, Kuper, Musta, Hallaçi). Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë: B.Ziri, E.Veseli, E.Burgu (Fushë-Krujë);

Kartonë të verdhë: Tahiraga 84’ / Rroca 22’, Kotobelli 65’, Hida 88’

Kartonë të kuq: Alinani 53’ / Limaj 53’

Delegat: Agim Mone (Tiranë)

Vëzhgues: Servet Bogdani (Durrës)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"