VIDEO/ Golat i ka si lojë fëmijësh, Haland dërgon tjetër top në rrjetë ndaj Verderit të Rashicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 17:27

VIDEO/ Golat i ka si lojë fëmijësh, Haland dërgon tjetër top në rrjetë ndaj Verderit të Rashicës

Sulmuesi i spikatur Erling Haland nuk rresht së shënuari teksa realizoi golin e 12-ë në këtë sezon me Borusia Dortmundin.

GOLI

 

Pas paraqitjes fantastike në mesjavë kundër PSG-së së Nejmar dhe Mbapesë, 19-vjeçari norvegjez shënoi golin e dytë të takimit Verder Bremen-Borusia Dortmund 0-2. Haland goditi fuqishëm topin e dërguar nga mbrojtësi Ashraf Hakimi duke zhytur akoma më thellë Verder Bremenin e Milot Rashicës.

Haland konfirmohet si një nga sulmuesit dhe futbollistët më në formë këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"