VIDEO/ Golat e portierëve, kur Arjan Beqaj vendoste rekord në tokën greke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 23:00

VIDEO/ Golat e portierëve, kur Arjan Beqaj vendoste rekord në tokën greke

Pas golit të portierit të Beneventos, Alberto Brinjolit, ndaj Milanit në sekondat e fundit, në orët e fundit po shfletohen faqet e historisë për numrat 1 që kanë pasur fatin e shënimit të një goli. Në këtë kategori, ku të privilegjuarit nuk janë të shumtë, edhe Shqipëria ka protagonistin e saj dhe ai është edhe Arjan Beqaj.

beqaj gol

Ish-portieri i Kombëtares shqiptare e ka provuar shijen e një goli në aksion, në sezonin e largët 2001-2002 kur ai ishte pjesë e OFI-t të Kretës. Në një ndeshje ndaj Panileiakos ishullorët po humbisnin 1-2. Në amullinë e lojtarëve në zonë, Beqaj kërceu më lart se të gjithë dhe shënoi një gol të paharruar me kokë që i dha të tijve një pikë të vyer në minutën e 90-të duke e shndërruar shqiptarin në hero, në një tokë të vështirë si ajo greke. Ky ishte goli i parë i një portieri në aksion në historinë e futbollit elitar grek.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"