VIDEO/ Golat e parë nga afrimet e bujshme të janarit, Teuta dhe Egnatia ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 23:40

VIDEO/ Golat e parë nga afrimet e bujshme të janarit, Teuta dhe Egnatia ndajnë pikët

Teuta dhe Egnatia kanë ndarë pikët në “Niko Dovana” në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.

6666

Në pjesën e parë të sfidës pati shumë raste të arta nga të dyja ekipet, ku padyshim heronjtë ishin portierët Qirko dhe Sherri. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 52′ me Duamenën i cili shënoin golin e tij të parë me Egnatian. Më pas baraspesha u vendos në minutën e 70′ nga Kallaku. Ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar shifrat në 1-1.

Pas këtij barazimi Egnatia pozicionohet në vendin e 4-të me 26 pikë dhe Teuta në vendin e 8-të me 18 pikë.

TEUTA 1-1 EGNATIA

70′ (p) Kallaku/ 52′ Duamena

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbaron sfida!

90’+ 2′ Goditje nga këndi i Teutës, topi shkon te Jazxhi i cili gjuan me kokë, por Sherri shpëton portën me ndërhyrjen e tij vendimtare.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

90′ Nxehen gjakrat mes Kasës dhe Kotobellit, ndërhyn arbitri dhe i ndëshkon të dy me karton të verdhë.

87’ Shkakton faull nga Grudës, Agbekpornu ndëshkohet më karton të verdhë.

84′ Kallaku i pason topin L. Vilës, por ky i fundit gabon dhe nuk arrin të shkundë rrjetën e Alan Sherrit.

81′ Largohet Mëllungja nga loja, futet Gytis.

79′ Kasa humbet rastin e artë për Egnatian. Ai godet fort topin, por gabon shënjestrën dhe topi fluturon sipër traversës.

78′ Çyrbja tenton të pasojë topin për L. Vilën por Fangaj i ndalon.

70′ GOOOL TEUTA 1-1! Kallaku rikthehet me gol tek durrsakët, nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe vendos baraspeshën.

70′ Portieri i Egnatias, Alan Sherri vonohet dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

68′ Ka zëvendësim në radhët e Egnatias. Largohet nga loja Xhekson, në vend të tij futet Redi Kasa.

68′ Malota pengon L. Vilën në zonë, arbitri jep 11 metërsh për Teutën. Sherif Kallaku bëhet gati për të goditur topin.

67′ Del nga loja Karabeci dhe futet Çejku. Gjithashtu lë fushën e lojës Qaqi dhe në vend të tij futet Çyrbja.

63′ Xhekson tenton të godasë topin teksa ndodhet në zonën e vogël, por Qirko e godet në fytyrë. Futbollisti qëndron për disa sekonda shtrirë në fushë.

61′ Çfarë mundësie e artë për Teutën! Gruda tenton të godasë topin, por bllokohet në sekondrat e fundit nga Fangaj.

58′ Duamena godet sërish dhe tenton të shënojë golin e dytë, por topi përfundon jashtë.

57′ Oshafi largohet nga fusha e lojës, në vend të tij futet Gruda.

52′ GOOOL EGNATIA 1-0! Krosohet topi nga këndi, Duamena i pambuluar në zonë hidhet sipër dhe gjuan topin me kokë drejt portës.

50′ Duamena provon me të majtën e tij, por topi përplaset tek muri mbrojtës dhe largohet nga zona.

48′ Duamena avancon me topin, por Karabeci e ndalon dhe shkakton faull.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshimet në radhët e Teutës dhe Egnatias.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës në “Niko Dovana”.

45’+1′ Marku gabon në kthimin e topit mbrapa dhe sfera e gjuajtur prej tij me kokë pas një harkimi në zonë përfundon në traversë. Zejnullai vjen me shpejtësi dhe gjuan me kokë, por gjen përgjigjen fantastike të Qirkos i cili shpëton portën nga një gol i sigurt.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

38’ Çfarë mundësie për Teutën! Lorenco Vila tenton të shënojë me roveshatë, por nuk ia del pasi topi përfundon jashtë portës.

36’ Mëllungja shkakton faull ndaj Oshafit, ka goditje dënimi për Teutën.

35’ Marku rikuperon topin dhe ia pason L. Vilës që vjen nga e djathta, por Atanda iu prish aksionin duke larguar rrezikun.

30’ Oshafi i nxjerr topin L.Vilës, por Malota ndërhyn saktë duke ia larguar nga këmbët.

28’ Karabeci kroson mjaft mirë topin drejt portës, por Alan Sherri del dhe përplaset me Jazxhin duke mbetur i dëmtuar.

25’ Kallaku lëviz bukur me topin dhe ja pason Kauros, por Agbekpornu parashikon lëvizjen dhe ia heq nga këmbët.

19’ Kallaku godet fort topin drejt portës, por Alan Sherri mbron portën. Më pas gjuan edhe Marku, por portieri i Egnatias bën sërish heroin.

17’ Kotobelli avancon përpara, por Zejnullai nuk e lejon. L. Vila shkon drejt portës duke shmangur dy mbrojtës, por nuk arrin të finalizojë.

12’ Zejnullai kroson topin drejt portës, por Oshafi largon rrezikun.

8’ Harkim i Karabecit nga një goditje dënimi në krahun e djathtë, askush nuk arrin të kthejë topin drejt portës së rrogozhinasve.

3′ Jazxhi avancon drejt portës, tenton të kombinojë me Oshafin por nuk ja del. Topi del jashtë fushës, rivënia anësore i takon Egnatias.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Teuta: Qirko, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Marku, Kauro, Beqja, Karabeci, Kallaku, L.Vila, Oshafi.
Trajner
: Edi Martini

Egnatia: Sherri, Malota, Lila, Atanda, Fangaj, Agbekpornu, Zejnullai, Mëllugja, Xhekson, Fernando, Duamena.
Trajner:
Shpëtim Duro85c01b7a-41e1-4819-bd1e-bc762c4ce8d0PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"