VIDEO/ Zhgënjen Milani, Atalanta bën për “dush” të ftohtë Gatuzon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 19:59

VIDEO/ Zhgënjen Milani, Atalanta bën për “dush” të ftohtë Gatuzon

FT: Milan – Atalanta 2-2

Shënues: Higuain (2’), Bonaventura (61’) / Gomez (54’), Rigoni (92′)

Ka përfunduar ndeshja midis Milanit dhe Atalantës në shifra të barabarta. Ekipi i drejtuar nga Xhenaro Gatuzo nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim  përballë Atalantës me rezultatin 2-2. Kanë qenë vendasit që kaluan të parët në avantazh me një supergol të Gonzalo Higuain që vulosi dhe rezultatin e pjesës së parë.

sdfgsdf

Pjesa e dytë nis ndryshe, pasi Atalanta shënon golin e barazimit me Gomez në minutën e 54-t. Por vetëm 7 minuta ka zgjatur barazimi pasi Bonaventura pas një krosimi të bukur nga krahu e ka shtyrë topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin ekipit të Gatuzos. Ndërkohë Atalanta sulmon fuqishëm në shtesë dhe gjen golin me Rigonin.
Goli i Higuainit

Goli i Gomezit

Goli i Bonaventurës

Goli i Rigonit


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"