VIDEO/ Golat dhe rezultatet, shikoni çfarë ndodhi në 4 përballjet e pasdites në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2020 | 21:50

VIDEO/ Golat dhe rezultatet, shikoni çfarë ndodhi në 4 përballjet e pasdites në Kategorinë Superiore

U luajtën në orën 17:45, katër sfidat e vlefshme për javën e 35-të të Kategorisë Superiore, ku u shënuan plot 14 gola në 4 ndeshjet e luajtur. Spikat fitorja e Partizanit ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-0 si dhe triumfi 3-1 i Laçit ndaj kampionëve të Tiranës.

Kategoria Superiore

Në 2 sfidat e tjera, Teuta triumfoi me vështirësi ndaj Flamurtarit, ndërkohë që Bylisi mposhti 2-0 Luftëtarin, në një ndeshje tepër dinjitoze për sa i përket impenjimit.

REZULTATET LIVE:

PARTIZANI-VLLAZNIA 3-0

Solomon 21′ , Melo 44′ , Mala 74′

LAÇI – TIRANA 3-1

Nuabueze 17′ (p), 84′,  Xhixha 27’/ Torasa 90′ 


FLAMURTARI – TEUTA 2-3

Pjeshka 14′, Hoxhaj 27′ / Lorenco Vila 3′, 21′ , Hebaj 63′ 

BYLIS-LUFTËTARI 2-0

Hidi 34′ (p), Qardaku 45′ 

Minutat

7’ Ndreca tenton me një të majtë të fuqishme nga një goditje dënimi, topi kalon mbi traun e portës. 8’ Kundërsulm fantastik i Luftëtarit me kombinime të të sakta të Likës, Alinanit, Mehmetllarit dhe në fund Haxhiut, që del i lirë në hyrje të zonës, driblon Shkallën dhe godet fort me të djathtën, por topi përplaset në shtyllë.

11’ Ntepe godet fort me të djathtën nga rreth 22 metra, teksa topi kalon ngjitur me shtyllën.

13’ Goditje dënimi për Bylisin, Murataj kroson në zonë dhe aty Shkalla kërcen me kokë, por Basha pret i sigurtë.

14’ Lika gjen të lirë në afërsi të zonës Mehmetllarin, që godet me të djathtën, por pa problem për Hidin.

27’ Hadroji shërben në zonë te Malçi, që bën një driblim fantastik mes Dukës dhe Malajt, e më pas del i vetëm me Bashën, godet, por portieri i Luftëtarit bën mrekullinë duke evituar një gol të sigurtë.

29’ Ntepe harkon në zonë, aty ku Qardaku lirohet bukur dhe gjuan me të djathtën, por pret Basha.

31’ Murataj tenton nga jashtë zone, topi kalon ngjitur me shtyllën.

32’-33’ Malçi kroson në zonë te Ntepe pas një aksioni i në krahun e majtë të sulmit ballshiot, teksa nigeriani në përpjekje për të goditur me kokë, rrëzohet. Arbitri Llapra akordon penallti, ndërsa gjirokastritët protestojnë. Nga pika e bardhë godet portieri Hidi dhe shënon, 1-0 për Bylisin.

36’ Malaj kroson në zonë nga një goditje dënimi, Mehmetllari devijon me kokë, por jashtë.

37’ Ntepe gjuan nga jashtë zone me të djathtën, por pret Basha.

45’ Qardaku bën një lëvizje fantastike në hyrje të zonës, duke dribluar kapitenin Puci, e më pas gjuan me të majtën dhe shënon golin e dytë për ballshiotët.


FORMACIONET ZYRTARE:

BYLIS-LUFTËTARI 

Bylisi: Hidi, Hadroji, Shkalla, Janku, Ndreca, Mëllugja, Ujka, Murataj, Ntepe, Qardaku, Malçi. (në dispozicion: Miraka, Barjamaj, Peçi, Sallaku, Peposhi, Zhongo). Trajner: Veljko Dovedan

Luftëtari: Basha, Dragoshi, Lala (Tahiraga 46’), Duka, B.Malaj (Ahmetaj 57’), Qato, Puci, Lika, Haxhiu, Alinani (Brahilika 57’), Mehmetllari. (në dispozicion: Qyrani, Demo, Zeneli, Toçka, Stroka, M.Malaj). Trajner: Neritan Novi

Gjyqtarë: H.Llapra, R.Malaj (Vlorë), E.Malo (Lushnjë);

Kartonë të verdhë: Mëllugja 60’ / Malaj 32’

Delegat: Petrit Brahja (Tiranë)

Vëzhgues: Prek Pjetrushi (Lezhë)

 

FLAMURTARI-TEUTA 

FLAMURTARI: Moçka, Ballaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari, Rrapaj, Lukas Ramos, Hasanaliaj, Hoxhaj, Ribaj, Haruni. Trajner: Marcelo Troisi.

TEUTA: Frashëri, Kuro, Hoxha, Arapi, Todorovski, Aleksi, Avdyli, Kallaku, L.Vila, Çyrbja, Kapllani. Trajner: Edi Martini.

 

PARTIZANI-VLLAZNIA

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Belica, Dajçi, Trashi, Kodra, Telushi, Broja, Melo, Bardhi, Solomon. Trajner: Renaldo Kalari.

VLLAZNIA: Sherri, Adili, Gurishta, Shehi, Marku, Kruja, Krymi, Lika, Sidorenko, Zogaj, Silvio Zhunior. Trajner: Hysen Dedja.

 

LAÇI-TIRANA 

LAÇI: Stazhilla, Selmani, Ignjatoviç, Marku, Turkaj, Shehu, Deliu, Teko, Xhixha, Greca, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

TIRANA: Bakaj, Hoxhallari, Vangjeli, Doka, Ismajlgeci, Karabeci, Sidibe, Halili, Hasani, Torasa, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"