VIDEO/ Golashënuesi i Superiores, por ish-sulmuesi i Skënderbeut nuk ndalet as në Bullgari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 10:08

VIDEO/ Golashënuesi i Superiores, por ish-sulmuesi i Skënderbeut nuk ndalet as në Bullgari

Ali Soue, tashmë pjesë e CSKA së Sofjes ka ditur të tregojë vlerat edhe në Bullgari. Sulmuesi nga Gambia ka realizuar golin e dytë në minutën e 38-të për ekipin e tij, që fitoi në transfertë me rezultatin 0-2 përballë Botev Vratsa.

42286823_1176967695787872_9106976413088481280_n

Aktualisht CSKA Sofja udhëheq kampionatin bullgar. Soue u zëvendësua në minutën e 73-të, por kjo nuk e pengoi të shpallej njeriu i ndeshjes. Ish-sulmuesi i Skënderbeut fitoi vitin e kaluar “Këpucën e Artë” në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"