VIDEO/ Gola të turpshëm te moshat, shikoni çfarë bëjnë të rinjtë në ndeshjen finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2021 | 23:50

VIDEO/ Gola të turpshëm te moshat, shikoni çfarë bëjnë të rinjtë në ndeshjen finale

Hije dyshime për tolerim edhe në ndeshjet e ekipeve të moshave. Bëhet fjalë për kampionatin e Kategorisë së Parë të U-19, më konkretisht në ndeshjen mes Lushnjës dhe Vorës të luajtur në “Kompleksin Internacional”.

Lushnja festa

Myzeqarët, arritën të triumfonin me rezultatin 2-1, teksa të dy golat që përmbysën rezultatin për ekipin e Lushnjës u shënuan në minutat 90+4 dhe 90+5’

renditja-g

Së fundmi janë duke qarkulluar në rrjet edhe videot edhe realizimeve të golave. Në pamje shihet qartë se kemi të bëjmë me gola të turpshëm. Falë kësaj fitoreje të shëmtuar që ka ngritur shumë polemika, Lushnja arriti të shpallej kampione në Kategorinë e Parë.

Skuadra lushnjare u rendit e para me 12 pikë të grumbulluara në 5 ndeshjet e play-off-it, ku morën pjesë 6 skuadrat e renditura në 2 vendet e para të tre grupeve të Kategorisë së Parë U-19.

Në ndeshjen tjetër KF Bylis – Durrësi 04 të luajtur po në kompleksin “Intermacion Tirana” gjithçka u mbyll në barazim 1-1, rezultat që i dha mundësi 19-vjeçarëve ballshiotë të renditen në vendin e dytë me 11 pikë, ndonëse ishin në lojë edhe për të rrëmbyer vendin e parë nëse do të merrnin tre pikët. Bylis së bashku me FC Lushnjën do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore të moshës U-19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"