VIDEO/ Gola spektakolarë nga Uzuni, bomberi i La Liga 2 vazhdon të tundë rrjetën në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 0:24

VIDEO/ Gola spektakolarë nga Uzuni, bomberi i La Liga 2 vazhdon të tundë rrjetën në Spanjë

Myrto Uzuni vazhdon të dhurojë spektakël në La Liga 2 dhe ndihmon skuadrën e Granada të sigurojë një tjetër fitore duke tundur rrjetën.

uzuni

Ashtu siç është bërë zakon, sulmuesi ka shkëlqyer në ndeshjen e kësaj skuadre në fushën e saj duke shënuar 2 gola në suksesin 2-0 ndaj skuadrës së Pike, Andorra. Uzuni shënoi dy herë që në minutat e parë të duelit, duke ia bërë më të thjeshtë ekipit të tij suksesin që e ngjiti në vendin e katërt në klasifikim.

Goli i parë ishte një aksion individual spektakolar dhe një gjuajtje nga një kënd i pamundur i tij, ndërsa i dyti ishte me një asist perfekt të Kajehon.

Kështu, sulmuesi shqiptar shkon në kuotën e 14 golave në këtë kampionat, duke qenë gjithnjë e më shumë golashënuesi më i mirë i La Liga 2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"