VIDEO/ Gola, spektakël e karton i kuq, Evertoni dhe Liverpuli e mbyllin në “paqe” derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 15:37

VIDEO/ Gola, spektakël e karton i kuq, Evertoni dhe Liverpuli e mbyllin në “paqe” derbin

Është mbyllur në barazim 2-2 derbi mes Evertonit dhe Liverpulit, në një ndeshje të luftuar nga të dyja ekipet.

everton

Ndeshja nisi menjëherë me gol, teksa në minutën e 3’, Sadio Mane ia del të shënojë, pas një asisti perfekt të marrë nga Robertson. Në minutën e 11’, Van Dajk pëson një ndërhyrje horror nga portieri Pikford dhe detyrohet të largohet nga fusha i dëmtuar.

Kin barazon shifrat për Evertonin në minutën e 19, teksa pas një krosimi nga goditja e këndit, kërcen bukur me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parëm, ndërsa e dyta nisi përsëri me spektakël. Slaah kaloi në avantazh Liverpulin, duke shënuar në minutën e 72’, por ky avantazh zgjati vetëm 9 minuta, pasi në 81’, Kalver-Leuin barazoi shifrat.

salah

Riçarlison u largua më karton të kuq në minutën e 90’, pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë. Me këtë barazim Evertoni qëndron në krye të tabelës me 13 pikë, ndërsa Liverpuli ndjek nga pas më 10 pikë, pas javës së 5-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"