VIDEO/ Gola në limite dhe karton të kuq, Mançester Junajtid kualifikohet mes “drithërimash” në Kupën e Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 21:35

VIDEO/ Gola në limite dhe karton të kuq, Mançester Junajtid kualifikohet mes “drithërimash” në Kupën e Anglisë

Mançester Junajtid është kualifikuar në gjysëmfinalet e Kupës së Anglisë pasi kaloi me jo pak vështirësi pengesën e quajtur Noruiç. Djemtë e Solskjaer arritën të siguronin kualifikimin vetëm në kohën shtesë ku mbrojtësi Meguajër shënoi golin e fitores.

ighalo gol mancester

Ndeshja në kohën e rregull përfundoi 1-1. Golit të Ighalos për Mançester Junajtid i’u përgjigj Kantell në minutën e 75 të takimit. Noruiç e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Klose në minutën e 89 u ndëshkua me karton të kuq.

Ndeshja shkoi me shtesë ku vendimtar ishte Meguajër me mbrojtësin që shënoi në minutën e 118 duke evituar kështu ruletën ruse të penalltive.



PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"