VIDEO/ Gola me bollëk! Interi në “flakë” pas ndeshjes me Breshan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:49

VIDEO/ Gola me bollëk! Interi në “flakë” pas ndeshjes me Breshan

Më tepër sesa fitorja, janë 6 golat që kënaqin trajnerin e Interit Antonio Konte pas fitores së thellë 6-0 ndaj Breshas. 

aleksis sancez
Nuk ishte e vështirë të kuptohej përfundimi i ndeshjes pasi Interi zhbllokoi takimin brenda 5 minutave kur Eshli Jang shpërbleu në mënyrë perfekte asistin e Aleksis Sançezit. Çerek ore më vonë, kiliani nuk gabon nga 11 metra dhe dyfishon shifrat. Për të mbyllur takimin njëherë e mirë mendoi D’Ambrozio trefishoi shifrat duke goditur saktë me kokë.

Skuadra e Kontes nuk e uli ritmin as pjesën e dytë, ku Galiardini, Eriksen dhe Kandreva menduan t’i shtonin spektaklin takimit.

Interi konsolidon vendin e tretë në kampionat dhe shpreson që Lacio e vendit të dytë të hedhë hap fals.

FORMACIONET ZYRTARE:

FT| INTER-BRESHA 6-0
Jang 5′, Sançez 20′ (p), D’Ambrozio 45′ , Galiardini 52′ , Eriksen 84′, Kandreva 88′

INTER: Handanoviç, De Vraj, Godin, Bastoni, Jang, Moses, Barela, Galiardini, Valero, Sançez, Lautaro. Trajner: Antonio Konte.

BRESHA: Joronen, Bjarnason, Desena, Donaruma, Matehu, Papeti, Sabeli, Semprini, Spalek, Tonali, Torregrosa. Trajner: Luis Diego Lopez.

interi formacioni
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"