VIDEO/ Gola dhe spektakël, shikoni përmbledhjen e miqësores Shkupi-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 21:20

VIDEO/ Gola dhe spektakël, shikoni përmbledhjen e miqësores Shkupi-Tirana

Tirana triumfoi me rezultatin 0-2 në testin miqësor të zhvilluar në Turqi, ndaj Shkupit, skuadrës kampione të Maqedonisë së Veriut.

.Tirana

Golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit, fillimisht nga Limaj dhe më pas nga Seferi për bardheblutë. Së fundmi klubi bardheblu ka publikuar golat dhe përmbledhjen e ndeshjes së sotme miqësore, teksa vihen re dy realizime mjaft të bukura si ai i Limajt dhe i Seferit.

Vlen të theksohet fakti se ky ishte testi i dytë miqësor në Turqi për skuadrën e Shehit, teksa në të parin, Tirana u mposht me rezultatin 1-2 përballë Dinamo Auto Tiraspol.

Për sa i përket dueleve në Champions, 26 herë kampionët e vendit tonë do kenë përballë në turin e parë luksemburgasit e Dudelanzh, ndërsa Shkupi luan kundër Linkol, të dyja skuadra të kalueshme në letër, për ekipet shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"