VIDEO/ Gola dhe spektakël në Gjirokastër, Luftëtari dhe Partizani ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2018 | 16:53

VIDEO/ Gola dhe spektakël në Gjirokastër, Luftëtari dhe Partizani ndajnë pikët

Ka përfunduar në barazim 2-2, supersfida e javës së 33-të të Kategorisë Superiore mes Luftëtarit dhe Partizanit. Kryeqytetasit e mbyllën  pjesën e parë në avantazhin e 2 golave, ndërsa Abazaj dhe Rapo barazuar rezultatin në të dytën.

111555

Një sfidë spektakolare me gola dhe raste të shumta për shënim. Nuk mungoi as tensioni, ndërsa në fund feston Luftëtari, i cili duke se ka hipotekuar vendin e tretë.

Luftetari-Partizani

LIVE| Luftëtari – Partizani 2-2

Abazaj 51′, Rapo 70′  / Asani 26′, Gojkoviç 30′

Përfundon takimi në Gjirokastër. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Asani në fushë Edgar Çani.

84′ Pranë autogolit skuadra e Luftëtarit, por për fat të mirë të vendasve, topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën.

82′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Rroca në vendin e tij Lamçja.

81′ Luftëtari nuk dorëzohet dhe kërkon përmbysjen. Abazaj nga e djatha, hedh një kros për Bregun, i cili gjuan me kokë, por jashtë kuadratit.

78′ Kulum ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.

77′ Mbrojtësi Jakovljeviç ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit ndaj Prognit.

73′ Zëvendësim te Partizani, largohet Bardhi, vendin e tij e zë Mala.

71′ Përsëri Luftëtari me Kristal Abazajn, por gjuajtja e sulmuesit ka përfunduar ngjitur me shtyllën.

70′ GOOOOOOOL Luftëtari 2-2. Donald Rapo ka vendosur baraspeshën në Gjirokastër, duke goditur saktë nga brenda zonës, pas asistit të Rapas, i cili kombinoi bukur nga me Rrocën.   

68′ Blerim Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Abazajt.

65′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet nga fusha Shkurtaj në vend të tij, Marko Aurelio.

63′ Jakovljeviç nuk arrin të godasë me kokë pas një krosimi nga këndi.

60′ Mundësi e shkëlqyer për Partizanit, gjuan Asani, topi i shpëton nga duart portierit Athanasopulos, por e rikuperon sërish.

59′ Luftëtari merr zemër pas golit të shënuar dhe kërkon golin e barazimit.

57′ Provon Partizani me Prognin, por gjuajtja e sulmuesit është devijuar në goditje nga këndi.

51′ GOOOOOL Luftëtari 1-2. Kristal Abazaj ka realizuar nga një këndi i pamundur duke surprizuar të pranishmit. Asist fantastik i Rrocës. 

48′ Luftëtari në sulm, në kërkim të golit të parë.

46′ Starton pjesa e dytë.

pj2

Përfundon pjesa e parë, Luftëtari-Partizani 0-2.

45+2′ Kulum godet rrezikshëm nga e majta, topi kalon ngjitur me shtyllën.

45+1′ Rroca ndëshkohet me karton  të verdhë pë ndërhyrje të ash[ër ndë mesfushë.

43′ Pranë golit të parë Luftëtari me Shkurtajn, por gjuajtja e sulmuesit me kokë ka përfunduar mbi kuadrat.

39′ Ka momente tensioni mes futbollistëve, teksa pas një faulli të akorduar në favor të Partizanit, Ramadani është konfliktuar me Gojkoviç. Protesta edhe nga ana e tifozëve vendas, për anësorin dhe gjyqtarin kryesor.

31′ Mala ndëshkohet me karton të verdhë në pankinë për shakak të festës.

30′ GOOOOOOOL Partizani 0-2. Fantastik kryeqytetasit. Pas një faulli nga e djatha, Progni ka harkuar në zonë, aty ku Gojkoviç ka dërguar topin në rrjetë duke dyfishuar rrezultatin. 

27′ Asani ndëshkohet me karton të verdhë për heqjen e fanellës.

26′ GOOOOOL Partizani 0-1. Pas një depërtimi nga e djatha, Asani ka hyrë drejt qendrës dhe ka lëshuar një gjuajtje spektakolare, topi ka prekur shtyllën e majtë dhe ka përfunduar në rrjetë. 

19′ Pranë golit Partizani me Prognin, por në momentin e fundit ka ndërhyrë kapiteni Beqiri duke larguar topin në këndore.

15′ Rreziku i parë në portën e Luftëtarit, Belica pretendon për 11-metërsh, nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

7′ Bregu provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por jashtë kuadratit.

5′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bregut.

2′ Pranë golit Luftëtari, Bregu lëshon një predhë nga distanca, topi përfundon ngjitur me shtyllën e Hoxhës.

1′ Ka nisur takimi.

Luftëtari: Athanasopulos, O.Rapa, Jakovljevic, Beqiri, Jackson, Ramadani, D.Rapo, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Gojkovic, Belica, Kotobelli, Batha, Culum, Trashi, Asani, Bardhi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Denis Rexha, Alfred Shkreta

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"