VIDEO/ Gola dhe spektakël, mbyllet pa fitues miqësorja Gjermani-Argjentinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 23:11

VIDEO/ Gola dhe spektakël, mbyllet pa fitues miqësorja Gjermani-Argjentinë

Është mbyllur në barazim 2-2 miqësorja e luksit mes Gjermanisë dhe Argjentinës e zhvilluar në stadiumin “Signal Iduna Park”, të Dortmundit.

Gjermania, Gnabri

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e 2 golave, ndërkohë që të besuarit e Skalonit arritën të barazonin shifrat me anë të sulmuesit të Leverkusenit Alario dhe atij të Sevijas Okampos.

Ndërkohë që për gjermanët realizuan të parët Gnabri dhe Havertz në minutat 16 dhe 22. Pavarësisht mungesave të shumtave, ndeshja ishte e një rritmi të kënaqshëm, teksa nuk mungoi spektakli nga të dyja skuadrat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"