VIDEO/ Gol yjesh, Gerhard Progni shënon me “raketë” në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 22:00

VIDEO/ Gol yjesh, Gerhard Progni shënon me “raketë” në Kosovë

Futbollisti i Gjilanit, Gerhard Progni tregon vlerat si njëri prej futbollistëve më të mirë të Superligës së Kosovës. Në sfidën e sotme kundër Llapit, ish-lojtarëve i shumë prej skuadrave elitare në Shqipëri realizoi një gol të jashtëzakonshëm.
progni gerhard
Në minutën e 53-të, sulmuesi 34-vjeçar godet fuqishëm nga një faull i largët duke shkundur fort rrjetën e Llapit. Megjithatë, ky gol shërbeu vetëm për statistikë për Gjilanin pasi sfida u mbyll me fitoren e Llapit 3-1.

Progni ka lënë gjurmë në Superiore duke shënuar shumë gola spektakolare. Goditjet e dënimit janë specialitet i tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"