VIDEO/ Gol vendimtar, Liridon Latifi i siguron titullin kampion Sherif Tiraspolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 17:30

VIDEO/ Gol vendimtar, Liridon Latifi i siguron titullin kampion Sherif Tiraspolit

Liridon Latifi rikthehet të jetë protagonist për Sherifin e Tiraspolit në Moldavi. Ish-futbollisti i Skënderbeut me golin e realizuar në sfidën e sotme ndaj Milsamit, i siguroi titullin kampion skuadrës moldave, në sfidën që përfundoi në barazim 1-1.

liridon latifi

 

Vendasit kishin shënuar me Bogdan në minutën e 38-të, ndërkohë Latifi shënoi në të 48-tën, sapo kishte nisur pjesa e dytë, duke mbajtur ekipin pa humbje. Latifi shënoi me kokë, teksa goditi bukur nga brenda zone, pas një krosimi nga e djathta.

Latifi goli

Kjo pikë  i mjaftoi skuadrës së Sherifit ta fitojë titullin e kampionit. Pas javës së 25 skuadra e Latifit ka 63 pikë 13 më shumë se vendi i dytë dhe matematikisht e siguron titullin e kampionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"