VIDEO/ Gol prej sulmuesi zone, Olainka tund rrjetën në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 19:32

VIDEO/ Gol prej sulmuesi zone, Olainka tund rrjetën në Ligën e Konferencës

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Olanika Oladeji vazhdon të bëhet protagonist me golat e tij te Slavia Pragës.

olainka

26-vjeçari ka shënuar kësaj radhe në Ligën e Konferencës, duke dërguar në avantazh çekët ndaj rivalëve të Fejnordit. Olanika veproi si sulmues zone duke shtyrë topin në rrjetë pas një presingu të lartë të ekipit të tij në zonën e holandezëve, duke gjetur dhe golin e avantazhit.

Ky është goli i pestë për Olainkën këtë sezon me fanellën e Slavia Pragës, ku ndër të tjera ka dhënë dhe 1 asist.

Nigeriani mbahet mend si lojtarët më të mirë të huaj që ka shkelur në Shqipëri, ku filimisht veshi fanellën e Bylisit për dy sezone, ndërsa shpërtheu te Skënderbeu në dy vitet që u aktivizua ndërmjet 2014-2016.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"