VIDEO/ Gol për notën 10! Futbollisti shqiptar i magjeps të gjithë, realizim spektakolar nga distanca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 12, 2020 | 23:40


VIDEO/ Gol për notën 10! Futbollisti shqiptar i magjeps të gjithë, realizim spektakolar nga distanca

Gol për notën 10! Futbollisti shqiptar Zymer Bytyqi, i ka magjepsur të gjithë me perlën e tij në fitoren e skuadrës norvegjeze Viking 3-5 kundër Kristuansund e vlefshme për kampionat.

Futbollisti Shqiptar

Nga afro 30 metra,  24-vjeçari lëshoi një goditje mjaft të bukur, duke mos i dhënë asnjë shpresë portieri kundërshtar dhe duke e çuar topin në trekëndësh.

Vlen të theksohet fakti se në këtë sfidë ishin protagonist edhe 2 futbollistët e tjerë shqiptare, Veton Berisha dhe Ylldren Ibrahimaj që gjetën rrugën e rrjetës në triumfin 3-5 të skuadrës së tyre Viking.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com