VIDEO/ Gol pas vetëm 20 sekondave, sulmuesi shqiptar i dhuron fitoren skuadrës turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 13:39

VIDEO/ Gol pas vetëm 20 sekondave, sulmuesi shqiptar i dhuron fitoren skuadrës turke

Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi është duke kaluar një formë të shkëlqyer. 23-vjeçari nga Prizreni, i cili është pjesë e skuadrës turke Rizespor, realizoi dopietë në fitoren 2-3 që skuadra e tij arriti në trasnfertë ndaj Istanbulsporit.

Muriqi

Golin e parë, bomberi shtatlartë e gjeti vetëm pas 20 sekondave lojë, ndërsa goli i dytë personal u shënua në minutën e 61-të. Muriqi me këto dy gola arrin në kuotën e gjashtë golave të shënuara që nga transferimi i tij në janar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"