VIDEO/ Gol nga porta në portë, Kuka: Nuk e besova!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2016 | 10:28

VIDEO/ Gol nga porta në portë, Kuka: Nuk e besova!


Terbuni – Kukesi 1-2 Goli i portierit Kuka by gazeta-panorama
Portieri i Tërbunit, Klajdi Kuka, është futur dje në histori me golin e shënuar nga porta në portë në takimin kundër Kukësit. kladi kukaNë minutën e 11-të, tiranasi kërkoi të spastronte zonën, por goditja e fuqishme përfundoi në rrjetë, nisur edhe nga një dalje e gabuar e portierit të Kukësit, Enea Koliçi.

Tepër i emocionuar, portieri rrëfeu për “Panorama Sport” pas ndeshjes se nuk e besonte që mund të shënonte nga një distancë aq e largët.

“Ky ishte goli i parë në karrierën time si futbollist profesionist. Jam shumë i gëzuar për këtë, pasi është diç- ka e rrallë, që nuk mund të ndodhë çdo ndeshje në futboll. Natyrisht, kur e godita topin, nuk e besova se mund të shkonte drejt rrjetës, por fati ishte me mua. Këtë gol ia dedikoj familjes sime, por më vjen keq që ndeshja përfundoi me humbjen tonë”, ka thënë Kuka. Ndërkohë, në fund, portieri tiranas thekson se mund të qëndrojë te Tërbuni në Kategorinë e Parë. “Uroj që situata të rregullohet. Besoj se do të qëndroj te kjo skuadër dhe jam i bindur se do ta rikthejmë sërish në Superiore”, ka përfunduar Kuka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"