VIDEO/ Gol nga goditja e dënimit, mbrojtësi i Kombëtares e bën “sefte” në Hungari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 20:25

VIDEO/ Gol nga goditja e dënimit, mbrojtësi i Kombëtares e bën “sefte” në Hungari

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares, Naser Aliji ka vulosur triumfin e thellë të Honvet 1-7 me një gol nga goditja e dënimit.

bandicam 2020-09-20 19-01-38-745

I aktivizuar në minutën e 46-të, futbollisti i Kombëtares është treguar i saktë në minutat shtesë të ndeshjes, teksa në të 90+3-tën, me një goditje me të majtën, kalon murin mbrojtës dhe e dërgon sferën në rrjetë për 1-7.

Honved shpartalloi në këtë raund të kupës skuadrën e ligës së tretë, Tizaujvaros. Për Alijin ky është goli i parë me skuadrën e Honved. Sa i përket kuqezinjve, ndeshja e tij e fundit është ajo ndaj Andorrës në fitoren 0-3 më 25 mars 2019.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"