VIDEO/ Gol në minutën e fundit dhe kualifikim, portieri argjentinas kthehet në hero të padiskutueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 17:09

VIDEO/ Gol në minutën e fundit dhe kualifikim, portieri argjentinas kthehet në hero të padiskutueshëm

Një ndeshje me të vërtetë spektakolare është zhvilluar një Ligën e Kampionëve për Amerikën Qendrore, mes Tajgers dhe Alianca.Nahuel-Guzman-Tigres-goal

Ndeshja e parë në fushën e këtyre të fundit ishte mbyllur me fitoren e Alianca me shifrat 2-1, teksa ndeshja e kthimit ishte me të vërtetë dramatike. Vendasit e Tajger e nisën shumë mirë, teksa shënuan 3 herë brenda 23 minutave të para. Ndërsa miqtë u kundërpërgjigjën duke shënuar dy herë para përfundimit të ndeshjes.guzmangoal

E pabesueshmja ndodhi në minutën e 94’, ndërkohë që ishte duke u zhvilluar një goditje dënimi për vendasit. Portieri i Tajgers, Nuhel Guzman, shkon te zona kundërshtare, pas një krosimi të marrë e dërgon topin në rrjetë, duke u kthyer në një hero të vërtetë. Me këtë gol, argjentinasi i dha kualifikimin ekipit të tij, duke shpërthyer kështu në festë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"