VIDEO/ Gol në minutën e 97-të, portieri bën sulmuesin dhe i jep barazimin skuadrës belge

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 21:04

VIDEO/ Gol në minutën e 97-të, portieri bën sulmuesin dhe i jep barazimin skuadrës belge

Standart Liezhi ka marrë një barazim spektakolar ditën e sotme në kampionatin belg ndaj skuadrës së Eupen, me rezultatin 2-2.

PORTIERI

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por Stanadrt Liezhi ishte e detyruar ta luante gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Shamir në minutën e 42’.

Gjërat u vështirësuan për vendasit kur Eupen kaloi në avantazh në minutën e 57’ me anë të Piers. Kur të gjithë mendonin se Eupen mori fitoren, portieri i Liezhit u shndërrua në hero. Arno Bodart del nga porta në minutën e 97’ pas një aksioni të skuadrës së tij.

Në fakt bëri shumë mirë që doli, pasi ishte pikërisht ai që shënoi golin e barazimit në minutën e 97’. Ky gol i portierit 22-vjeçar i çoi në festë të çmendur lojtarët e Standart Liezhit, që shmangën humbjen në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"