VIDEO/ Gol në minutën e 95-të, sulmuesi debutues i jep fitoren në Kupë Egnatias ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 23:55

VIDEO/ Gol në minutën e 95-të, sulmuesi debutues i jep fitoren në Kupë Egnatias ndaj Skënderbeut

Egnatia ka fituar me një gol në minutat shtesë ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut. Skuadra e Duros mundi 1-0 korçarët në transfertë falë blerjes së re, Paulauskas, i cili debutoi me një gol të bukur.

1989+

Ndeshja ishte shumë e ekuilibruar, por me rrogozhinasit që ishin më ngulmues në kërkim të golit, duke gjetur gjithmonë Ruçin të gatshëm për të ndalur goditjet në katërkëndorin e tij. Por pikërisht në fundin e sfidës, as ai nuk mundi të bënte asgjë ndaj goditjes së sulmuesit të afruar pak ditë më parë te Egnatia, i cili lëshoi një diagonale të pakapshme që i dha ekipit të tij fitoren 1-0 në sfidën e parë mes dy skuadrave në Kupë.

SKËNDERBEU-EGNATIA 0-1
90’+5′ Paulauskas

NGJARJET KRYESORE:

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Egnatias.

90’+5’ GOOOL EGNATIA! Paulauskas debuton me gol për rrogozhinasit.

90’+3’ Të sapofuturit në lojë prodhojnë një aksion të rrezikshëm me Xhekson i cili gjuan por nuk gjen katërkëndorin.

90’+3’ Xhekson dhe Musta marrin vendin e Selitës dhe Meçjes.

90’+1’ Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut në të djathtë me Sumaila, futbollisti shfaqet para Pujës por pastaj fluturon topin mbi traversë.

86’ Beçka merr vendin e Likës në minutat e fundit të duelit në atë që është zëvendësimi i parë për ekipin korçar.

82’ Vecaj tenton me një gjuajtje nga distanca, Puja kontrollon i qetë sferën që shkon në fundore.

76’ Paulauskas dhe Xhoel marrin vendin në fushë të Mihanës dhe Goxhës.

71’ Kacbufi ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Pecanit.

70’ Zejnullai merr vendin e Mëllugjës te Egnatia.

66’ Aksion i gjatë i Egnatias, topi shkon në të majtë te Mihana i cili gjuan por nuk ka shënjestrën për të rrezikuar portën korçare.

61’ Zenullari ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Mihanës.

54’ Goditje dënimi që ekzekutohet me skemë nga korçarët, Lika del në pozicion gjuajtje por nuk gjen katërkëndorin me tentativën e tij.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+4′ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes. 

45’ Karton i verdhë edhe për Lilën për një faull në mesfushë.

44’ Një kthesë e Pecanit gjen të pavendosur mirë mbrojtjen e Egnatias por topi kalon para portës pa u devijuar nga askush.

44’ Ndërhyrje vendimtare e Atanda i cili largon sferën para Sumaila i cili ishte i vetëm para portës.

37’ Kasa është futbollisti i radhës i rrogozhinasve i cili provon portën dhe përsëri Ruçi është i pakalueshëm.

35’ Lila nis një kundërsulm të shpejtë dhe pasi arrin pranë zonës, gjuan duke gjetur përgjigjen e Ruçit i cili devijon mbi traversë.

30’ Frashëri ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli para zonës.

26’ Lila provon të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga jashtë zonës, Ruçi përgjigjet i vëmendshëm duke grushtuar.

19’ Goxha ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

16’ Aksion i shpejtë i Egnatias me dyshen Kasa-Mihana, ky i fundit tenton të shkëputet në krahun e majtë por nuk ia del të kalojë portierin Ruçi.

1′ Nis dueli nw Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Ruçi, Prençi, Frashëri, Hysolli, Zenullari, Ali, Peçani, Liço, Lika, Vecaj, Sumaila. Trajner: I.Gvozdenoviç.

EGNATIA: Puja, Kacbufi, Selita, Goxha, Atanda, Lila, Kasa, Agbekpornu, Mëllugja, Meçja, Mihana. Trajner: Sh.Duro.

GJYQTARË: E.Rusta, A.Mahmuti, R.Muzhaqi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"