VIDEO / Gol në minutën e 93-të, Grezda vendos derbin me Memollën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 22:10

VIDEO / Gol në minutën e 93-të, Grezda vendos derbin me Memollën

Eros Grezda i ka dhënë suksesin skuadrës së Osijekut përballë Hajdukut të Splitit duke shënuar gol në minutën e 93-të të ndeshjes, të cilën e filloi nga stoli i rezervave.

grezda

Pas lodhjes me Kombëtaren, trajneri i Osijek vendosi që Grezda ta niste ndeshjen e sotme nga stoli. Por ekipi i Osjek shfaqi vështirësi në ndeshjen përballë Hajdukut ku luante titullar që nga minuta e parë Hysen Memolla.

Grezda u fut në lojë në minutën e 62-të dhe në fund, rezultoi vendimtar me atë gol që arriti të realizonte kur regjistrohej minuta e tretë shtesë e kësaj sfide.


Amazing Gool Grezda (2-1) NK Osijek vs Hajduk… by hdlivegoals

Kjo fitore mban Osijekun në vendin e katërt në renditjen e kampionatit kroat, por Hajduku që gjendet sipër tij, tani është vetëm 1 pikë larg. Ky ishte goli i parë në kampionatin kroat me fanellën e Osijek për Grezdën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"