VIDEO/ Gol në frymën e fundit, Shqipëria i merr një barazim dramatik Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2019 | 23:36

VIDEO/ Gol në frymën e fundit, Shqipëria i merr një barazim dramatik Turqisë

Shqipëria U-21 e mbylli me një barazim ndeshjen e tretë, në grupin 3 kualifikues për Europianin e 21-vjeçarëve, me shifrat 2-2 ndaj Turqisë.

bandicam 2019-06-07 20-37-03-695

Në fushën e turqve, pjesa e parë pa vendasit dominues, që provonin disa herë drejt portës së kuqezinjve, por nuk ia dolën të shënojnë. Rast i mirë ai i Kallakut, që shërbehet nga Xhixha brenda zone, por goditja e mesfushorit të Teutës ndalet.

Në të dytën, sapo nis fraksioni i dytë, është Maloku që me një goditje të saktë me kokë, pas harkimit të Kallakut, çon topin në fundin e rrjetës dhe shtang turqit.

bandicam 2019-06-07 21-22-34-469

Por, vetëm 6 minuta më vonë, në një përgjumje gjatë një goditje këndi, Muldur shënon golin e barazim. Turqit provojnë sërish duke kërkuar golin e përmbysjes, por rastin më të mirë e pati Omeri, që pas një vjedhje të topit nga ana e Xhixhës, nuk shënoi dot me portën bosh.

Përmbysja për turqit erdhi në minutën e 85-të. Dervishogllu përfiton nga një humbje topi e Lleshit, para mbrojtjes, dhe vetëm me portierin Hoxha nuk fal me të djathtën.

Por, asgjë nuk kishte mbaruar. Në sekondat e fundit, nga një goditje këndi, ishte Kallaku që harkoi në zonë, dhe me kokë devijoi topin për në fundin e rrjetës, Bullari, që i dha një pikë të artë ekipit të Bushit.

Pas ndeshjes së tretë në grup, Shpresat kanë vetëm 2 pikë, me 1 humbje dhe 2 barazime.

 

 

FT | Turqi U21 – Shqipëri U21 2-2

GOL:  Muldur 54′, Dervishogllu 85′ / Maloku 49′, Bullari 94′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja. Turqi U21 – Shqipëri U21 2-2

94’ GOOOOOL SHQIPËRIA 2-2/ Shqipëria barazon në limite. Në një goditje këndi, Kallaku harkon në zonë, dhe Bullari me kokë shtyn topin në fundin e rrjetës.

90′ 3 minuta shtesë.

85’ GOL TURQIA 2-1/ Përmbysin shifrat turqit. Lleshi humb topin para mbrojtjes, dhe i jep mundësinë Dervishogllu, që përballë Hoxhës nuk fal.

84’ Dy ndërrime të tjera nga Bushi. Del Kumbulla, në vendin e tij Kalaj. Ndërsa lë fushën dhe Xhixha, futet Bullari.

77’ Disa zëvendësime në të dyja kampet. Bushi nxjerr Pëllumbin dhe Malokun, futen Ndrecka dhe Bardhi. Tek Turqia, del Sinik, dhe futet Dervishoglu.

74’ Çfarë ka humbur Omeri. Shqipëria nis një top shpejt nga goditja e dënimit, dhe topi përfundon e portieri i turqve, i cili ka shqetësimin e Xhixhës. Sulmuesi i Laçit ia merr sferën, dhe topi shkon tek Imeri, i cili pothuajse me portën e boshatisur, godet jashtë.

72’ Ndalet loja për disa sekonda, sepse i shtrirë është Zejnullai.

70’ Bushi kryen ndërrimin e parë. Del nga fusha e lojës Juljan Shehu, futet Kleandro Lleshi.

70’ Nga zhvillimet e goditjes së këndit, një top harkohet në zonën e Shqipërisë, por devijimi i Turkmen me kokë shkon mbi portë.

69’ Oktai lëviz bukur nga e majta, futet brenda zone, por është Tafa që e ndal dhe e çon topin në goditje këndi.

56’ Ndëshkohet me karton të verdhë Esat Mala.

54’ GOL TURQIA 1-1/ Barazojnë menjëherë turqit. Nga goditja e këndit, Muldur godet me kokë, por topi mbetet aty, sërish në këmbët e tij. Godet sërish, dhe e çon në fundin e rrjetës.

49’ GOOOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Zhbllokohet sfida në Turqi. Nga një goditje dënimi, kroson Kallaku, dhe me kokë është Maloku që çon sferën drejt e në rrjetë..


46′ Nis pjesa e dytë. Bushi nuk kryen asnjë zëvendësim.

Mbyllet pjesa e parë. Turqi U21 – Shqipëri U21 0-0

45’ 1 minutë shtesë.

45’ Goditje e fortë nga jashtë zone e Muldur, por mbi kuadrat.

34’ Shpëton për mrekulli porta e portierit Hoxha. Në një goditje nga këndi, topi shkon tek Sinik, i cili me kokë nga shumë pranë nuk e shtyn dot në rrjetë. Është Hoxha i cili e largon më pas, duke larguar rrezikun.

18’ Dogukan lëshon një të djathtë potente nga jashtë zone, por mbi portën e kuqezinjve.

13’ Rast ideal për Shqipërinë. Nga e majta Xhixha merr një top në qendër të zonës, kalon një mbrojtës, dhe më pas pason te Kallaku që gjendej vetëm në zonë, por topi ndalet nga numri 5, Muldur.

10’ Sulme të vazhdueshme nga turqit, veçanërisht nga krahu i majtë, por reziston Shqipëria.

1′ Nis ndeshja në Turqi.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Turqia U21: Bajindir, Saglam, Turkmen, Muldur, Dursun, Jusuf Sari, Ozkan, Kanbaz, Sinik, Oktai, Juksel. Trajner: Vedat Incefe

Shqipëria U21: Hoxha, Kumbulla, Shehu, Tafa, Maloku, Pëllumbi, Kallaku, Zejnullai, Imeri, Mala, Xhixha. Trajner: Alban Bushi

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"