VIDEO/ Gol në debutim, sulmuesi i Kombëtares rikthehet në super formë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 12:17

VIDEO/ Gol në debutim, sulmuesi i Kombëtares rikthehet në super formë

Sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e re me skuadrën e Ordabasit.

llullaku-1

Në takimin miqësor të zhvilluar në Turqi përball skuadrës çeke Sllovacko 29 vjeçari gjeti golin e parë me fanellën e Ordabasit, ku në minutën e 6-të, përfitoi nga gabimi i mbrojtjes mike dhe i vetëm përballë portierit nuk ka falur, duke kaluar në avantazh kazakët. Takimi u mbyll me rezultatin 2-2. Llullaku e nisi ndeshjen si titullar, ndërsa në minutën e 55-të u largua nga fusha e lojës, për t’i lënë vendin Dautov.

Llullaku gol

Një nisje e shkëlqyer më futbollistin nga Istogu, i cili do të synojë fitimin e titullit kampion me skuadrën e Ordabasit, e cila në sezonin e kaluar, e mbylli kampionatin në vendin e 3-të.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"