VIDEO/ Gol me thembër nga jashtë zonës, ish-futbollisti i Tiranës i surprizon të gjithë me realizimin fantastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 20:58

VIDEO/ Gol me thembër nga jashtë zonës, ish-futbollisti i Tiranës i surprizon të gjithë me realizimin fantastik

Një gol tepër special u shënua ditën e sotme në kampionatin maqedonas të futbollit, që mban firmën e ish-futbollistit të Tiranës, Klisman Cake. Pas një goditje dënimi, 21-vjeçari nga Pogradeci, që është pjesë e Strugës, goditi saktë me thembër në hyrje të zonës, duke mposhtur portierin e Belasicës.

Cake gol me thember

Një realizim mjaft i bukur, sigurisht i ndihmuar pak edhe nga fati. Skuadra e Strugës arriti të triumfonte me rezultatin 3-1, teksa Cake shënoi golin e dytë në minutën e 27-të. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"