VIDEO/ Gol me shije 3 pikësh, ja realizimi më i bukur i javës në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 16:34

VIDEO/ Gol me shije 3 pikësh, ja realizimi më i bukur i javës në Superiore

Goli i fitores së Luftëtarit, shënuar nga sulmuesi kenian, Ismael Dunga, ishte më i bukur i javës së 13-të. Një aksion model, që nisi nga këmbët e Ramadanit, i cili krosoi te Demon në krahun e djathtë, e më pas ky i fundit shërbeu tokazi te Milosavljev, që iu vodh mbulimit të Hasanit dhe Imamit. Më pas serbi gjeti të lirë në zonë Dungën, që lëshoi një predhë me të djathtën, duke e dërguar topin në trekëndësh. Një gol shumë i bukur edhe ai i Henrit në fitoren e Kastriotit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"