VIDEO/ Gol manual me 24 pasime, Juventusi bën “tiki-taka” ndaj Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 8:29

VIDEO/ Gol manual me 24 pasime, Juventusi bën “tiki-taka” ndaj Interit

Është si një cikël i madh pas një viti e gjysmë që mbyllet me Higuainin i cili u rikthye sërish protagonist. Nga goli tek Interi në “San Siro” kundër ishtrajnerit bardhezi, Antonio Konte. Skena është ajo e njëjta, me dy aventurat e mbyllura në mënyrën më të keqe për t Milani dhe Çelsi.

Higuain Goli

“El Pipita” shënoi sërish pas golit të fundit ndaj zikaltërve në “San Siro” më 28 prill 2018, gol që u dha titullin bardhezinjve. Ai e përsëriti veten me një goditje precize që erdhi pas një kombinimi perfekt midis lojtarëve bardhezinj. 24 pasime të pandërprera nga gjysmëfusha e tyre deri te zona e zikaltërve që para ndeshjes ishte skuadra e cila kishte pësuar më pak gola (dhe vazhdon të jetë) në gjashtë javët e para.

E gjithë skuadra u përfshi në aksionin që u finalizua me golin e Higuainit, i cili me durim priti prekjen e fundit të Bentankurit, i cili nxori të vetëm argjentinasin përballë Handanoviçit, i cili, edhe pse tentoi, e kishte të pamundur për ta ndalur gjuajtjen perfekte të sulmuesit bardhezi që me ardhjen e Sarrit ka filluar të shkëlqejë sërish. Për numrin 21 të Juventusit ky ishte goli i 119- të në Serinë A dhe i treti i ardhur nga stoli.

Një gol që mbylli një cikël të një viti e gjysmë nga Interi tek Interi. Juventusi tregoi edhe një herë se është kampionia në fuqi dhe se Interi i Kontes duhet të bëjë më shumë për të konkurruar me të. Zikaltrit mund të konsiderohen skuadra e vetme që pritet të rivalizojë bardhezinjtë në këtë sezon që me Sarrin e kanë ngritur mënyrën e lojës në një nivel tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"