VIDEO/ “Gol magjik”, Mikel Canka: Nuk duhet të ndalemi më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2020 | 14:25

VIDEO/ “Gol magjik”, Mikel Canka: Nuk duhet të ndalemi më

Mikel Canka e quan magjik golin dhe fitoren përballë Besës. Sulmuesi është i lumtur për trepikëshin, por shpreson që kjo të jetë pika e kthesës dhe skuadra të mos ndalet më. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, lushnjari shprehet:

Canka]

“Jam shumë i gëzuar për pikët, por edhe për golin që shënova. Fitorja erdhi për meritë të gjithë ekipit. Ne luajmë të gjithë bashkë dhe ndajmë me njëri-tjetrin sukseset dhe disfatat. Këtë gol ia dedikoj gjithë ekipit dhe tifozëve beratas. Dua shumë që ky moment magjik për mua dhe skuadrën të vazhdojë gjatë gjithë kampionatit. I kemi të gjitha mundësitë të thyejmë çdo kundërshtar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"