VIDEO/ Gol klasi nga Kale dhe një perlë e Ibraimit, Kukësi-Tirana barazim mes spektaklit në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 0:15

VIDEO/ Gol klasi nga Kale dhe një perlë e Ibraimit, Kukësi-Tirana barazim mes spektaklit në “Elbasan Arena”

Mbyllet në barazim 2-2 supersfida mes Kukësit dhe Tiranës e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një përballje spektakolare, mes 2 skuadrave që i kanë dhënë tonusin futbollit shqiptar vitet e fundit.

Kukesi-Tirana

Eze hapi serinë e golave në minutën e 24-t. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të verilindorëve, teksa pjesa e dytë prodhoi plot 3 gola mjaft të bukur.

Fillimisht ishte Seferi që vendosi baraspeshën në minutën e 71-të. Bardheblutë nuk u mjaftuan me kaq, teksa Kale në të 84-të, përmbysi rezultatin me një gol klasi. Kur u mendua se sfida do të përfundonte në favor të kryeqytetasve, ishte Ibraimi, që me një perlë nga goditja e dënimit, vulosi takimin në 2-2.

FT: KUKËSI-TIRANA 2-2

Eze 24′, Ibraimi 88′  / Seferi 71′, Kale 84′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi!

88’ GOOOOOL KUKËSI 2-2/ Tjetër gol spektakolar në “Elbasan Arena”. Kësaj here ishte Agim Ibraimi që me një perlë nga distanca, shtangu portierin Bekaj. Në festë verilindorët.

84′ GOOOOOL TIRANA 1-2/ Bardheblutë përmbysin rezultatin me Elton Kale, i cili realizon një gol mjaft të bukur me një goditje klasi, pas asistit të Seferit. Nga e majta e zonës, braziliani surprizon portierin Tafas. 

83′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha, Torasa, në vendin e tij Ardit Toli.

81′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Gashi, vendin e tij e merr Peposhi.

79′ Gashi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

78′ Vendimtare ndërhyrje e Najdovskit, që largon rrezikun në këndore, pas harkimit të Ibraimit, duke mos lejuar që topi të shkonte te Eze që priste brenda zonës.

75′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha e lojës Baravikas, në vendin e tij Redon Dragoshi.

74′ Provon të rrezikojë sërish Kukësi me Gashin, por tentativa e tij ndalet nga portieri Bekaj.

71′ GOOOOL TIRANA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Elbasan Arena”. Taulant Seferi gjen më në fund rrugën e rrjetës. Pas krosimit të Ismailgecit, sulmuesi godet saktë me kokë brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën. Festë “alla Ronaldo” e sulmuesit bardheblu. 

67′ Pranë golit të dytë Kukësi me Vesel Limaj, që provon me të djathtën, por pa sukses, topi shkon jashtë kuadratit.

65′ Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gashit.

63′ Sa pranë i shkon golit të barazimit Tirana me Seferin. Gjuajtja e sulmuesit devijohet dhe përfundon në traversë. Goditje nga këndi për bardheblutë. Më pas ishte radha e Hoxhallarit, i cili provoi me kokë, por pa sukses. Topi shkon ngjitur me shtyllën.

60′ Goditje dënimi për Tiranën nga një pozicion tepër i favorshëm, për një ndërhyrje të gabuar ndaj Torasës. Provon Hoxhallari me të majtën, topi shkon ngjitur me shtyllën. Pranë golin bardheblutë.

55′ Tirana kryen 2 zëvendësime, largohet nga fusha Çelhaka dhe Kristi Vangjeli, në vend të tyre, Giamfi dhe Grent Halili.

53′ Tjetër moment i dyshimtë, Taulant Seferi zihet në pozicion jashtë lojë.

49′ Eze e merr keq topin në hyrje të zonës, duke sfumuar një mundësi të mirë për skuadrën verilindore.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacione.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Moment i dyshimtë, Eze zihet në pozicion jashtë loje, sulmuesi i Kukësit nuk është dakord me vendimin e gjyqtarit.

37′ Rast ideal për Kukësin, me Gashin, që dhuron spektakël brenda zonës, por tentativa e tij ndalet nga portieri Bekaj, topi më pas shkon te Eze, që provon drejt portës, por vendimtare ndërhyrja e mbrojtësit të Tiranës Ismailgeci. Shpëton për mrekulli porta e Tiranës.

33′ Të pafat në këto minuta bardheblutë që i afrohen golit me Hoxhallarin, tentativa e mbrojtësit shkon jashtë kuadratit. Këmbëngul Tirana për të gjetur golin e barazimit.

33′ Pranë golit të barazimit Tirana me Seferin, që provon brenda zonës me një gjuajtje të rrezikshme, por topi devijohet në këndore.

31′ Elton Kale ndëshkohet me karton të verdhë për simulim.

24′ GOOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Patrik Eze, kalon në avantazh skuadrën verilindore. Pas një gabimi të Çelhakës, ka përfituar Gashi, topi kthehet në një asist për Eze, që brenda zonës, nuk fali. 

16′ Rast i parë i rrezikshëm për Kukën, Gashi harkon nga e majta për Eze, i cili brenda zonës, nuk devijon siç duhet topin, duke e prekur lehtë me majë. Sfera kontrollohet pa problem nga gardiani Bekaj.

10′ Provon edhe Batha me një gjuajtje drejt portës, por topi shkon jashtë kuadratit. Dominim i Tiranës në këto minuta, verilindorët duken në “gjumë”.

7′ Rast i artë për Tiranës, Tafas bën heroin, i mohon një gol sulmuesit Seferi, i cili provon brenda zonës, por gjuajtja e futbollistit bardheblu ndalet me këmbën e djathtë nga gardiani i verilindorëve.

6′ Bruno Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Elton Kale.

3′ Start mjaft i mirë për kryeqytetasit që e nisin në sulm këtë përballje.

1′ Tirana menjëherë në kërkim të golit. Kale provon të surprizojë portierin Tafas me një parabol, por topi shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Baravykas, Bytyçi, Lulaj, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.

TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Torasa, Kale, Seferi. Trajner: Orges Shehi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"