VIDEO/ Gol i pazakontë nga Anglia, shikoni realizimin epik të sulmuesit serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2021 | 8:50

VIDEO/ Gol i pazakontë nga Anglia, shikoni realizimin epik të sulmuesit serb

Një gol i pazakontë u regjistrua në ndeshjen e Championship-it anglez, mes Hadërsfilld dhe Fulhem, ku protagonist u bë sulmuesi serb Mitroviç. Skuadra e tij arriti të triumfonte me rezultatin 1-5, teksa në minutën e 9-të erdhi dhe realizimi epik.

Mitrovic

Një top i gjatë i kthyer pas detyron portierin e vendasve të Hadërsfielldit të dalë nga porta e tij teksa në përpjekje e sipër për ta kontrolluar sferën me gjoks, ia server atë kundërshtarit. Edhe pse nga pamjet duket që topi ka dalë jashtë, gjyqtari vijon lojën, teksa përfiton aty Mitroviç, i cili në rrëzim e sipër, e devijon topin drejt rrjetës.

Një gol ky i pazakontë, si për nga mënyra si erdhi aksioni, ashtu edhe për nga realizimi. Për më tepër iu ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"