Rregullorja/ Jo vetëm pozicion jashtë loje, goli i parë i Kukësit kundër Tiranës duhej anuluar sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 22:22

Rregullorja/ Jo vetëm pozicion jashtë loje, goli i parë i Kukësit kundër Tiranës duhej anuluar sepse…

Ka qenë një ndeshje e tensionuar sa i përket gjykimit, për shkak të disa momenteve të dyshimta. Treshja I. Myrtaj, A. Mahmuti, E. Gançi nuk kanë bërë ndonjë paraqitje të mirë.

EZ

MINUTA E 24-të: Goli i parë i Kukësit është i parregullt. Arsyeja? Sipas rregullores, kur loja rinis nga portieri, të gjithë futbollistët kundërshtarë duhet të jenë jashtë zonës së rreptësisë. Por, nga pamjet duket qartë se kur portieri Bekaj i ka pasuar topin Çelhakës, Eze ka qenë ende brenda 16 metrave dhe ndonëse topin Çelhakës ia merr Gashi që vjen nga jashtë zonës, sërish është faull sepse në momentin e pasimit të Bekajt drejt Çelhakës, Eze që shënoi edhe golin, ishte brenda 16 metrave. Arbitri duhej të kishte anuluar golin dhe të akordonte faull në favor të Tiranës.

MINUTA E 29-të: Kale rrëzohet në zonë pas një dueli me Bytyçin dhe pretendon për penallti. Myrtja e ndëshkon me të verdhë për simulim dhe nga pamjet duket se kontakti mund të ketë ekstremitetet e 11-metërshit.

MINUTA E 41-të: Pozicion jashtë loje i Ezesë, i cili po shkonte i vetëm drejt portierit Bekaj. Një moment tepër i vështirë për të dhënë një gjykim, me anësorin Emigers Gançi që akordon pozicion jashtë loje. Pamjet i japin të drejtë sulmuesit të Kukësit.

Eze pozicion jashtë loje on Vidnews.

MINUTA E 70-të: I dyshimtë është edhe goli i parë i Tiranës, teksa rrjeta e Seferit vjen pas një topi të diskutueshëm të kryesorit Myrtja. Pasi gjyqtari prek gabimisht topin, ndalon lojën dhe ia dhuron ekipit të Tiranës që vijon aksionin dhe në fund arrin të barazojë shifrat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"