VIDEO/ Gol i çmendur nga mesfusha në Ligën e Konferencës, Juxhin Xhaja nxjerr 2  herë nga xhepi kartonin e kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 21:36

VIDEO/ Gol i çmendur nga mesfusha në Ligën e Konferencës, Juxhin Xhaja nxjerr 2  herë nga xhepi kartonin e kuq

Djugarden-Apoel i Nikozias, ishte sfida e vetme e “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës të zhvilluar ditën e sotme. Në këtë përballje vendosi drejtësi një treshe gjyqtarët shqiptarë me kryesor Juxhin Xhajën dhe ndihmesat e tij Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari. Kjo përballje u fitua nga vendasit e Djugardenit me rezultatin 3-0, teksa ndër të tjerash u regjistrua një supergol nga mesfusha si dhe dy kartonë të kuq.

GOLI

Ishte pikërisht minuta e 9-të, kur Edvardsen i mrekulloi të gjithë me perlën e tij nga mesi  i fushës. Dy golat e tjerë u shënuan në minutat 54 dhe 65, ndërsa kartonët e kuq nga gjyqtari Xhaja u nxorën në minutën e 71 për Djugardenin dhe 90+5 për APOEL-in.  Në total Xhaja nxori plot 9 kartonë. Për më tepër shikoni videon përmbledhëse të ndeshjes:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"