VIDEO/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 23:05

VIDEO/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e internetit.

PORTIER

Uellsiani i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 12’, në barazimin 1-1 ndaj Çeltenham, duke shënuar nga porta.

Portieri 25-vjeçar, gjuajti topin nga porta, ku kishte si qëllim ta dërgonte te zona kundërshtare, por pa që topi i gjuajtur prej tij të përfundonte në rrjetë, duke përfituar edhe nga dalja e portierit kundërshtar. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale, goli i shënuar nga King të nisë të bëjë “namin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"