VIDEO/ Gol i anuluar, karton i kuq dhe pretendime për penallti, Apolonia e Kamaratës shtang Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 23:55

VIDEO/ Gol i anuluar, karton i kuq dhe pretendime për penallti, Apolonia e Kamaratës shtang Laçin

Apolonia e Kamaratës vazhdon të surprizojë. Pas barazimit në transfertë ndaj Partizanit, fierakët mposhtën ditën e sotme Laçin e shpëtim Duros, në një sfidë që i pati të gjitha.

Apolonia fitorja

Gol, karton i kuq, pretendim për penallti, gol i anuluar si dhe shtyllë. Në fund ishte skuadra e Apolonisë ajo që festoi këtë triumf të artë, falë golit të Gjatës.

FT/ APOLONIA – LAÇI 1-0

Gjata 21′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi.

90+3′ Laçi mbetet me 10 lojtarë, Deliu ndëshkohet me karton të kuq.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

85′ Apolonia flirton me golin e dytë, i riu Krasniqi shpërdoron një shans të artë.

70′ Laçi hidhet i gjithi përpara në kërkim të golit të barazimit.

66′ Zëvendësim te Laçi, largohet Marku në lojë Klejdi Rapo.

57′ Portieri Çako ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.

55′ Mazrekaj flirton me golin e barazimit. Gjuajtja e mesfushorit shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

46′ Dy zëvendësime te Laçi, Duro hedh në fushë Mazrekajn dhe Nuabuezen, largohen Lushkja dhe Xhixha.

Përfundon pjesa e parë. 

45+1′ Edhe fierakët protestojnë për një prekje të topit me dorë të Malotës brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt, protestojnë fierakët.

45′ Juljan Shehu është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

45′ Laçi gjen rrugën e rrjetës me Harmon, por goli anulohet. Një vendim i dyshimtë ky. Nga pamjet duket një gol i rregullt!

38′ Mbrojtësi shkodran Repaj ndëshkohet me karton të verdhë.

35′ Minuta mjaf të mira të fierakëve, të cilët kanë zhvilluar një paraqitje dinjitoze, duke i lënë shumë pak hapësira, Laçit, për të rrezikuar portën e Çakos.

21′ GOOOOL APOLONIA 1-0/ Mario Gjata kalon në avantazh fierakët. Sulmuesi shënon me një gjuajtje nga jashtë zonës. Në festë bardhjeshilët e trajnerit Kamarata. 

13′ Marku është i ndëshkuari i parë në radhët e Laçit.  me kartonin e verdhë për ndërhyrje të gabuar.

7′ Paranë golit Apolonia. Mihana kombinon bukur me Gjatën, ky i fundit provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi përplaset në shtyllë.

7′ Gjyqtari ndëshkon me karton të verdhë futbollistin  Jebo.

1′ Ka nisur sfida në “Loni Papuçiu”.

FORMACIONET ZYRTARE:

Apolonia: Çako, Sota, Agiare, Repaj, Omeri, Smaçi, Jebo, Haxhiu, Zaimaj, Mihana, Gjata. Trajner: Fabricio Kamarata

Laçi: Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Lukas Ramos, Lushkja, Deliu, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"