VIDEO/ Gol, fitore, dhe karton i kuq, Muriqi i bën të gjitha në një ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 20:15

VIDEO/ Gol, fitore, dhe karton i kuq, Muriqi i bën të gjitha në një ndeshje

Vedat Muriqi ishte “Njeriu i ndeshjes” në fitoren e Fenerbahçes kundër Gaziantep 0-2.

MURIQI

“Bomberi” i Kosovës asistoi fillimisht golin e parë duke krosuar nga krahu i djathtë për shokun e skuadrës Kruse, i cili ndëshkoi me kokë portierin rival.

Fundi i takimit pati protagonist po Muriqin, i cili shënoi saktë duke marrë një passim nga krahu i djathtë dhe më pas e dërgon brenda në rrjetë.

Megjithatë, ai nuk arriti të rezistonte dhe pak minuta për të mbyllur sfidën teksa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për faull nga pas ndaj lojtarit të Gaziantepit duke lënë fushën me 10 veta.

Me golin e sotëm, Muriqi arrin kuotën e 11 golave në kampionatin turk dhe 16 në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Kujtojmë që gjatë janarit, një lumë ofertash vërshuan nga klubet e huaja, si: Totenhem, Leiçester, etj, por presidenti i Fenerbahçes nuk pranoi ta shiste futbollistin e çmuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"