VIDEO/ Gol epik në Angli, futbollisti i vjedh topin mjeshtërisht portierit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 11:16

VIDEO/ Gol epik në Angli, futbollisti i vjedh topin mjeshtërisht portierit

Një moment epik u regjistrua në sfidën mes Ipsuiçit dhe Shefild Uensdeit, e vlefshme për Ligën e Parë në Angli.

page-66-780x439

Skuadra mike ishte duke udhëhequr deri në minutën e 90-të, teksa vendasit barazuan në minutat e fundit, teksa sulmuesi Bon, i vodhi një top mjeshtërisht portierit mik, duke asistuar për Çaplin që barazoi rezultatin.

Futbollisti i Ipsuiç, qëndroi fillimisht jashtë vijës fundore, për të pritur që portieri i Shefild, të lëshojë topin në tokë. Në momentin që ai e lëshoi topin në tokë, Bon, ia rrëmbeu menjëherë, duke asistuar për shokët e skuadrës. Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale. Për më tepër shikoni pamjet:

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"