VIDEO/ Gol “dinak”, futbollisti shqiptar shënon me mjeshtëri nga faulli në Kupën e Mbretit të Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2021 | 20:02

VIDEO/ Gol “dinak”, futbollisti shqiptar shënon me mjeshtëri nga faulli në Kupën e Mbretit të Spanjës

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi shënoi një gol fantastik në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Real Valadolidit. 25-vjeçari ekzekutoi saktë goditjen e dënimit duke kaluar topin poshtë murit kundërshtar.
SPANJE BARDHI

Futbollisti i Maqedonisë së Veriut barazoi në minutën e 13-të në sfidën e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Mbretit. Bardhi njihet si “specialist” i goditjeve të dënimit në Spanjë.

Ky është goli i parë pas 6 muajsh. Për herë të fundit, ai realizoi dopietë kundër Selta Vigos në 16 korrik 2020, sfidë e fituar nga Levante 2-3.

Për shkak dëmtimi, ai nuk ka luajtur në 2 muajt e fundit.

Supergoli i Enis Bardhit ne Kupen e Mbretit ne Spanje on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"