Video / Gol dhe karton të kuq, Berisha protagonist në Ligën e Kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2017 | 22:56

Video / Gol dhe karton të kuq, Berisha protagonist në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka qenë protagonisti kryesor në fitoren 3-0 të skuadrës së Salzburgut ndaj Hibernians, në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve..

Berisha gol

Ai kaloi kaloi ekipin e Salzburgut në avantazh në minutën e 32 duke ekzekutuar me mjeshtëri një 11-metërsh. Më pas, austriakët shënuan edhe 2 herë të tjera në minutën e 35 dhe 54 ndaj maltezëve që dukeshin të dorëzuar.

Berisha festa

Por Berisha nuk arriti të mbyllte ndeshjen deri në vërshëllimën përfundimtare. Mesfushori u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj një kundërshtari, duke lënë fushën e lojës kur regjstrohej minuta e 86 e takimit.

Ditën e sotme u zhvilluan edhe 3 sfida të tjera ku Karabaku i Ansi Agollit triumfoi me rezultatin e thellë 5-0, ndërsa Partizani i Beogradit dhe Rijeka bënë detyrën në shtëpi duke fituar me rezultatin 2-0, respektivisht kundër Buduçnostit dhe TNS.

REZULTATET E SOTME:

Karabak (Azerbajxhan) -Samtredia (Gjeorgji) 5-0

Partizani Beograd (Serbi) – Buduçnost (Mali i Zi) 2-0

Rijeka (Kroaci) – TNS (Uells) 2-0

Hibernians (Maltë) – Salzburg (Austri) 0-3

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"