VIDEO/ Gol dhe autogol i Bitrit, Partizani mposht Teutën në miqësore. Kardozo nderon të kuqtë në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 23:48

VIDEO/ Gol dhe autogol i Bitrit, Partizani mposht Teutën në miqësore. Kardozo nderon të kuqtë në fund

Është mbyllur me fitoren e skuadrën së Dajës, ndeshja mes Teutës dhe Partizanit, e zhvilluar në “Olimpic Park” në Durrës.

121627532_1471514073042984_2785116025622556300_o

Të kuqtë triumfuan me rezultatin 2-1, ku të 3 golat u shënuan nga ana e tyre. Ishte Bitri që shënoi për skuadrën e Dajës në minutën e 20’, duke i dhënë kështu avantazhin ekipit të tij dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

E dyta ishte akoma më e bukur ku nuk munguan rastet, teksa u shënuan 2 gola në minutat e fundit. Në minutën e 85’, Bitri shkakton autogol, që sjell edhe barazimin. Megjithatë ky barazim zgjati shumë pak, pasi Kardozo riktheu Partizanin në avantazh përsëri në minutën e 90’, duke i dhënë kështu fitoren.

 

121609491_646632652708333_2118145772916522_n

Të dy trajnerët, Edi Martini dhe Ilir Daja, testuan futbollistët e tyre, teksa bënë ndërrime të shumta, për t’i mbajtur ata në formë për nisjen e kampionatit, që ende nuk dihet se kur do të ndodhë.

FT| TEUTA-PARTIZANI 1-2

Bitri 85′ (autogol)/ Bitri 20′, Kardozo

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, E.Vila, Bregu, L.Vila Hebaj. Trajner: Edi Martini.

PARTIZANI: Teqja, Idrizaj, Bitri, Belica, Balla, Hyseni, Bardhi, Broja, Asani, Cara, Solomon. Trajner: Ilir Daja.

ZAMIR QYPI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"