VIDEO/ Gol dhe asist, Nejmar dhuron spektakël në debutim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 22:20

VIDEO/ Gol dhe asist, Nejmar dhuron spektakël në debutim

Blerja më e shtrenjtë e historisë të futbollit, Nejmar, ka debutuar ditën e sotme me fanellën e PSG-së në triumfin 0-3 ndaj Guingampit në transfertë e vlefshme për javën e dytë të kampionatit francez.

Nejmar gol

Prezenca e 222 milionëshit në fushën e lojës duket se ka çoroditur futbollistët vendas. Në minutën e 52-të mbrojtësi Ikoko realizoi një autogol tepër të çuditshëm duke i dhuruar avantazhin PSG-së.

Në minutën e 62-të braziliani ishte protagonist duke dhuruar një asist për Kavanin, i cili realizoi golin e dytë. Ndërsa në minutën e 82-të, Nejmar shënoi golin e parë me fanellën e PSG-së në ndeshjen e tij debutuese.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"