VIDEO/ Gol dhe asist në Kupë, Muriqi udhëheq Fenerbahçen në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 21:13

VIDEO/ Gol dhe asist në Kupë, Muriqi udhëheq Fenerbahçen në Turqi

Fenerbahçe fitoi mbrëmjen e sotme sfidën ndaj Istanbulspor, me shifrat e thella 4-0, ndeshje e vlefshme për turin e 1/16-ave në Kupën e Turqisë.

muriqi

Në mbrëmjen e sotme, protagonist ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Shtatlarti dhuroi asistin te goli i dytë i turqve, shënuar nga Kadioglu në minutën e 16-t, i cili u nxorr me portën e boshatisur nga sulmuesi.

Ndërkohë, në minutën e 71-të, Muriqi shënoi edhe vetë, ku pasi u shërbye nga Turuc, nuk e pati të vështirë që nga brenda zone të shtyjë topin në rrjetë. Me këtë fitore Fenerbahçe hedh një hap të rëndësishëm drejt turit tjetër, por duhet pritur edhe ndeshja e kthimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"