VIDEO/ Gol dhe asist, ish-sulmuesi i Skënderbeut shkëlqen te skuadra e Van Bomel dhe feston me… shqiponjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2022 | 23:55

VIDEO/ Gol dhe asist, ish-sulmuesi i Skënderbeut shkëlqen te skuadra e Van Bomel dhe feston me… shqiponjë

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Arbnor Muja, ka gjetur golin e parë me fanellën e Antuerpes si dhe asistoi, në ndeshjen e Kupës së Belgjikës, ndaj Stanard Liezhit, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4-0, duke kaluar në fazën çerekfinale.

Muja

Muja fillimisht asistoi te goli i dytë i Frej në minutën e 55-të, teksa pas katër minutave realizoi gol, që për të ishte i pari me fanellën e skuadrës belge që drejtohet nga legjenda holandeze Van Bomel.

Shqiptari i Kosovës, në këtë ndeshje hyri së zëvendësues në minutën e 10-të, teksa e justifikoi mëse miri besimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"