VIDEO/ Gol dhe asist, ish-bomberi i Superiores bën heroin në elitën e futbollit turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2023 | 21:51

VIDEO/ Gol dhe asist, ish-bomberi i Superiores bën heroin në elitën e futbollit turk

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, i cili ka arritur të fitojë dhe “Këpucën e Artë” në Kategorinë Superiore, është duke kaluar një moment mjaft të mirë në elitën e futbollit turk.

SOUE

28-vjeçari e ka nisur vitin me këmbën e duhur, teksa u shndërrua në heroi ditën e sotme me skuadrën e Ankaraguçu, në triumfin 2-1 ndaj Kajserispor, në ndeshjen e vlefshme për kampionat.

Soue shënoi golin e parë në minutën e 38-të, si dhe asistoi te goli i dytë i shënuar nga Kilinç. Për sulmuesin nga Gambia, kjo ishte rrjeta e pestë e tij në 15 ndeshje të zhvilluara deri tani.

Ai gjithashtu ka arritur të japë edhe 2 asiste, duke u shndëruar kështu në një pikë referimi për skuadrën turke të Ankaraguçu. Për më tepër shikoni golin dhe asistin e Soue.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"