VIDEO/ Gol “alla Mesi” në Serinë A, 37-vjeçari Pandev dhuron spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 16:36

VIDEO/ Gol “alla Mesi” në Serinë A, 37-vjeçari Pandev dhuron spektakël

Mosha është thjesht një numër për futbollistin maqedonas Goran Pandev, i cili vazhdon të dhurojë spektakël në nivelet e larta të futbollit. 37-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur, në javën e parë të kampionatit me fanellën e Xhenoas, në sfidën ndaj Krotones.

PANDEV

+Në minutën e 9-të, pas një asist fantastik nga Goldaniga, sulmuesi e udhëheq bukur topin, futet brenda zonës dhe me një parabol “alla Mesi”, mposhti portierin kundërshtar duke kaluar në avantazh të dyfishtë skuadrën e Xhenoas, që më herët kishte shënuar me destron.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"