VIDEO/ Gol “alla Mesi”, Edon Zhegrova dhuron spektakël te Bazeli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 14:48

VIDEO/ Gol “alla Mesi”, Edon Zhegrova dhuron spektakël te Bazeli

Edon Zhegrova, vazhdon të surprizojë me talentin e tij. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, i cili aktivizohet te Bazeli, po kalon një formë mjaft të mirë, teksa veprimet e tij në fushën e lojës, ngjasojnë me ato të yllit argjentinas Lionel Mesi.

Edon Zhegrova

Për këtë gjë mjafton të shikoni golin që shqiptari i Kosovës, ka realizuar në miqësoren ndaj rumunëve të Steauas së Bukureshtit.

Zhegrova ishte heroi i këtij takimi, pasi në minutën e 86-të, me një veprim spektakolar shmangu 2 kundërshtarë dhe me të majtën e dërgoi topin në rrjetë, duke i siguruar fitoren Bazelit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"