VIDEO/ Gol “alla Kuarezma”, mbrojtësi i Kosovës i shënon skuadrës së sulmuesit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 23:10

VIDEO/ Gol “alla Kuarezma”, mbrojtësi i Kosovës i shënon skuadrës së sulmuesit shqiptar

Standart Liezhi ka mposhtur Ostenden në kampionatin belg ditën e sotme, një ndeshje mes skuadrave ku aktivizohen dy shqiptarë.bandicam 2020-01-24 23-09-40-477

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1, ku protagonist kryesor u bë mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili realizoi një gol “alla Kuarezma”.

Kur ndeshja ishte 1-0 për Ostenden ku aktivizohet Sindrit Guri, ishte Vojvoda që më një gol shumë të bukur, më të jashtmen barazoi shifrat në minutën e 80′.

Menjëherë goli i kosovarit i kujtoi të gjithëve Kuarezmën, i cili është bërë i njohur për këtë realizim. Goli i dytë u realizua nga Laifis, i cili i dha një fitore shumë të rëndësishme Standart Liezhit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"